Vlora Dumoshi, një jetë dedikuar aktivizmit publik!

By

Në këto zgjedhje nga subjekte të ndryshme politike garojnë shumë emra, pjesa dërmuese e të cilëve të rinjë dhe pak të njohur për publikun e gjerë.

Megjithatë, listat ofrojnë edhe figura të zonjave të dëshmuara dhe të suksesshme.

Njëra ndër to pa dyshim është Vlora Dumoshi.

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës këto zgjedhje garon me numrin 18 dhe është gati për t’i shërbyer votuesve të saj në një tjetër sferë – atë të legjislativit.

 

View this post on Instagram

 

Thank you Arben Llapashtica

A post shared by Vlora Dumoshi (@vlora.dumoshi) on

Gjithmonë besnike ndaj parimeve dhe orientimit politik, Vlora garon këto zgjedhje pas viteve përvojë në sektorin publik. Znj. Dumoshi ka shërbyer si Drejtore e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prishtinës dhe më pas si Shefe e Kabinetit të Kryeministrit gjatë kohës së qeverisjes Mustafa. Për një periudhë të shkurtër, Vlora ka shërbyer edhe si Ministre e Kulturës teksa aktualisht është këshilltare komunale në Komunën e Prishtinës.

Si një grua e zëshme në kauzat për të cilat angazhohet, Vlora Dumoshi pa dyshim që do të jetë një vlerë e shtuar për Kuvendin e Republikës!

Artikull i sponsorizuar

Artikuj të ngjashëm