Zyrtarizimi i lidhjes mes Fifit dhe Adis Patushit e gjeti të pashkëputur një tjetër emër në portale – ikonën e bukurisë Adrola Dushi.
Kjo për shkak të lidhjes shumëvjeçare të saj me biznesmenin Patushi i cili ka bërë xhiron e portaleve saktësisht me këtë raport.
Por si e ka pritur Adrola këtë lidhje të ish-partnerit dhe këngëtares, e cila thënë të vërtetën ka qenë goxha e afërt me të?
Në mënyrën më të mirë të mundshme!
Teksa është në pushime me djalin, Troin, ndjekësit në rrjete sociale kanë pikasur një pëlqim të Adrolës në Instagram i cili flet shumë.
Ajo ka vendosur që të pëlqejë videon e puthjeve dhe përkëdheljeve të çiftit, si një mesazh i fortë se është pro këtij raporti.
Adrola për më tepër vazhdon ta mbajë Fifin në listën e personave që ndjek në rrjete sociale.
Larg toksitetit të panevojshëm që vazhdon edhe pas përfundimit të lidhjeve, ky është defintivisht mesazhi që duhej dhënë. /Prive.al