Vjen milioni i parë i shikimeve për ‘Pushkë e çifteli’

By

Erdhi si një befasi për fansat pasiqë si projekt nuk u përmend për një kohë të gjatë por gjithçka u kuptua përmes rrjeteve sociale.

Bashkëpunimi mes Gold AG dhe Leonora Jakupit u pëlqye nga fansat dhe u komplimentua për realizimin dhe tematikën.

Në një kohë jo fort të këndshme falë situatës socio-politike, ‘Pushkë e çifteli’ arriti të zgjoj ndjenjë krenarie në prag të përvjetorit të vobektë të shpalljes së pavarësisë.

E tashmë ky krijim, njëmbëdhjetë ditë pas publikimit ka arritur që të kalojë shifrën e një milionë shikimeve teksa pëlqimet janë të shumta.

Kujtojmë se Leonora premtoi që viti 2016 do jetë aktiv në rrafshin artistik teksa e njejta do vlejë edhe për Goldin që tashmë ka plot projekte gati për t’i publikuar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm