Vjen lajmi i shumëpritur nga Almeda dhe Tolgahan

By

Ish-Miss Shqipëria 2008, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman janë bërë prindër të një djali të shëndetshëm mëngjesin e sotëm.

Foshnja e sapoardhur në jetë, i cili do të quhet Efehan, ka lindur në orën 05:12 në një spital privat në Stamboll.

Lajmi bëhet i ditur nga media turke, e cila citon mjekun e Spitalit Acıbadem Altunizade, Prof. Dr. Çağlar Çuhadaroğlu, citohet të ketë thënë se “djali i Tolgahan dhe Almeda Sayisman erdhi në jetë 3 kilogramë e 285 gramë, 50 cm i gjatë”.

Efehan është fryt i dashurisë disa vjeçare të çiftit që kurorëzoi dashurinë me 14 Shkurt të vitit 2017. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm