Janë dy njerëz shumë të dashur për të. Ndonëse shpesh raportet familjare në mes nuses dhe vjehrrave nuk janë më të mirat të mundshme, Ariana Fejzullahu, nusja e këngëtarit të njohur Sabri Fejzullahu, ka një marrëdhënie të shkëlqyer me ta.
Madje e gjithë familja, bashkë me këngëtarin Ermal Fejzullahu, këtë dimër kaluan pushimet në Bansko të Bullgarisë.
E tani që jemi në prag të një koncerti gjigant në nder të 50-të vjetorit të karrierës së këngëtarit Fejzullahu në Klan Kosova, ai bashkë me gruan e tij Nerën, janë intervistuar nga Rudina Magjistari në TV Klan të Shqipërisë.
Ariana ka xhiruar një pjesë të intervistës që e ka publikuar në Instagram, duke i vënë një përshkrim shumë të ëmbël; “Loçkat”. /Prive.al