Vitin e kaluar ishte vet nusja, por prisni sa ta shihni Afërdita Dreshajn si shoqëruese

By

Modelja e këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj, po bën thuajse një vit si grua e martuar, ndërsa dasma e saj në fund të qershorit të vitit të kaluar, bëri edhe bujë mediatike.

Këngëtarja u martua me të dashurin e saj prej kohësh, sportistin rumun Jakub Kindln dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe përderisa vitin e kaluar shoqërueset e saj bënë namin në dasmën e Dreshajt, asaj i erdhi momenti që të jetë shoqëruese nuseje për një mike të sajën.

Një dasmë shqiptare megjtihatë me elemente të dasmave perëndimore, Afërdita Dreshaj së bashku me të motrën e saj Jehonën, ishin shoqërueset e nuses dhe ishin veshur të dyja njësoj.

Dreshaj po shkëlqente në fustanin elegant që nusja e kishte zgjedhur ta vishnin shoqërueset e saja, duke shfaqur edhe linjat e kuruara fizike. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm