VIP-at s’po i ndahen ngjyrës rozë, por pse është in këtë vit?

By

Gjithmonë është një ngjyrë e cila bie në sy çdo vit në pasarelat dhe javët e modës.

Këtë vit padyshim që është ngjyra rozë e cila po dominon në çdo aksesor, këpucë dhe veshje. Nuk po flasim për një ngjyrë roze të lehtë, po për një rozë pikante dhe të fortë e të cilën e ka përqafuar gati se çdo shtëpi mode.

Nëpër pasarela kemi parë veshje komplet me këtë ngjyrë, e për ne që nuk duam të dukemi tërësisht rozë ka opsione tjera alternative. Një veshje e thjeshtë me xhinse me bluzë por me një palë këpucë ose çantë rozë. Disa zgjodhën që përveç rrobave të tyre rozë, të lyenin edhe flokët e tyre me këtë ngjyrë. Që të jemi rehat brenda stilit tonë po në të njëjtën kohë të jemi një hap me trendin gjithnjë mund të zgjedhim që njëri nga detajet në veshjen tonë të jetë rozë.

 

Të famshmit tanë kanë sjellë këtë trend botëror edhe tek ne. Disa nga ata si Liberta Spahiu, Kida, Beatrix, motrat Hoxha, Luana, Arilena e përvetësuan këtë trend në individualitetin e tyre. Nga pamjet tërësisht rozë të ndezur deri të kombinimet me pupla dhe xixa, e bikini pikërisht të kësaj ngjyre, këto vajza dinë të sjellin trendet me shumë natyralitet.

Mirëpo ka një ndryshim, ngjyra rozë duke qenë kulturalisht e vajzave janë edhe djemtë që po e thyejnë këtë “rregull gjinor”. E kjo me shumë të drejtë sepse ngjyrat janë të bukura e duhet t’i shijojnë dhe ta veshin me krenari dy gjinitë. Ghetto dhe Roberti janë dy nga figurat më mashkullore të cilët i dhanë tjetër kuptim ngjyrës rozë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm