Vildane Zeneli e quan veten ‘lavire’

By

Super modelja Vildane Zeneli me çdo lëvizje të saj di të krijoj lajm. Një foto e saj, video apo set fotografik ku shfaq linjat e saj bombastike mbush titujt e mediave rozë.

E natyra e saj pa komplekse është dëshmuar së fundmi edhe në një intervistë në emisionin ‘6 Ditë pa Ermalin’.

Në një pjesë të intervistës, Vildanja tregon aftësitë e saj në imitimin e theksit indian dhe atij rus në gjuhën angleze, me të cilin kishte hasur në vështirësi për t’u kuptuar në fillimet e saj të jetesës në SHBA.

‘Bëj më shumë sesa modelim’ – shprehet ajo teksa me po të njejtin theks Ermal Mamaqi e pyet se çfarë bën.

‘Unë jam lavire’ – thotë Vildanja teksa mes dyshes plasin të qeshurat e mëdha në emisionin me karakter komik, të cilit bukuroshja iu përshtat shumë mirë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm