Për reperin e grupit KAOS, Vig Poppa, dita e sotme ka qenë një emocion i përzier por shumë i vecantë.
Kjo për faktin se motra e reperit, Albulena i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me personin e zemrës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi ku i ka uruar më të mirat motrës së tij.
‘Nusja ma e bukur… Motra jeme@albulena.bardhi. U gzofsh..t’don shum vllau’ ka qenë mbishkrimi i Viganit sipër fotografisë që është pasuar me shumë urime nga ndjekësit në rrjete sociale. /Prive.al/