Videoklipi i bashkëpunimit të ri, Era Istrefi, Yellow Claw dhe Offset, u dedikohet dy fansave

By

Në rast se ju ka shpëtuar, Era Istrefi u bashkua me artistët më të mirë të momentit për të sjellur një bashkëpunim dhe videoklip, që është shumë i veçantë.

Bashkëpunimi erdhi më Yellow Claw dhe Offset dhe u quajt ‘Let’s get married’.

Offset e njohim edhe si bashkëshorti i reperes së famshme amerikane Cardi B. Ai është reper, këngëtar dhe kantautor nga Lawrenceville, Georgia. Ai është anëtar i treshes muzikore hip hop dhe trap Migos, krahas kushërinjve Takeoff dhe Quavo.

Image result for offset

Yellow Claw janë dyshe DJ dhe producent nga Hollanda më saktë nga Amsterdami. Muzika e dyshes (Jim Taihuttu and Nils Rondhuis) është një miksim i një gamë të gjerë të zhanreve dhe shpesh përfshin elemente nga trap, hip hop, dubstep, big room house, hardstyle dhe moombahton.

Image result for yellow claw

“Kënga – i gjithë projekti është një homazh për fansat tanë prej ditës së parë,” tha Taihuttu, për PEOPLE, duke shpjeguar idenë prapa albumit të ri të ardhshëm të dyshes, Never Dies.

Videoklipi i dedikohet një fansi të zjarrtë të dyshes, Kristoffer Moore, dhe bashkëshortës së tij tani, Biana, ku fejesa dhe martesa e çiftit u dokumentuan në videon e re të bashkëpunimit. Kistoffer i kishe propozuar të dashurës së tij për martesë pikërisht në një koncert të Yellow Claw.

Kristoffer Moore and his wife, Biana, on their wedding day.

“Tetë vjet më parë, kjo këngë nuk do të kishte kuptim. Por ne po plakemi, fansat tanë po plaken – kemi shumë fansa të rinj, por gjithashtu kemi shumë fansa që ishin me ne prej ditës së parë, dhe tani ata kanë familje – është interesante, është që brez fansash që u rritën me ne, ”shpjegon artisti.

Artistët holandezë paguan për martesën e Kristoffer dhe Biana Moore, duke përdorur buxhetin që kishin për videon muzikore.

Këngën dhe videoklipin mund ta ndiqni më poshtë.

Burimi: People.com

 

 

Artikuj të ngjashëm