Videoja që po bën xhiron e rrjetit! Noizy përmbyll koncertin historik i përlotur

By

Noizy realizoi ëndrrën e tij të kamotshme – të organizonte një mega koncert në vendin e tij për të gjithë adhuruesit.

Mijëra adhurues të tij u mblodhën në sheshin Skenderbej për ta parë e dëgjuar nga afër.

Në koncertin madhështor kënduan edhe emra të njohur në Evropë si Ghali e Raf Camora.

Po ashtu morën pjesë edhe këngëtarë të tjerë si Yll Limani, Loredana, Elgit Doda dhe shumë të tjerë.

Një video ka bërë xhiron e rrjeteve sociale ku shihet Noizy i përlotur para mijëra fansave duke i falënderuar që ishin pjesë e ëndrrës së tij.

Ndiqni të plotë momentin emocionues në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm