Melisa dhe Andi kanë qenë dyshja më e diskutuar gjatë këtyre javëve të fundit. I pari që hodhi akuza për një lidhje mes tyre ishte Fatjoni dhe më pas u ndoq nga Shqipja. Madje kjo e fundit u shpreh me bindje se dyshja kishin nisur të bashkëjetonin me njëri-tjetrin, në një intervistë për Top Albania Radio.
Ndërkohë syrit të publikut, nuk i shpëtojnë disa detaje dhe këtë herë bëhet fjalë për Shqipen, e cila çuditërisht duket se ka dalë në kafe me çiftin, Andin dhe Melisën.
Këto ditë Melisa publikoi disa video e foto me Andin në kafe, ku sipas saj janë në mënyrë shoqërore dhe meqenëse ndjekësit dhe portalet kishin folur kaq shumë për lidhjen e tyre.
Mirëpo në videon e saj të postuar në Instagram, përveç Andit dëgjohet fare mirë edhe zëri i Shqipes, kjo video është postuar në aplikacionin Tik Tok dhe të gjithë kanë komentuar duke pohuar se Shqipja ndodhet aty…
Mos Shqipja qenka bërë mikesha e çiftit të shumëpërfolur? Mesa duket, po!