Puntata e re e ‘Shiko Kush Luan’ nën moderimin e Luana Vjollcës duket se do jetë interesante për një tjetër detaj.
Stafi i emisionit ka vendosur ta shënojë ‘Halloween’ në program.
E një prej transformimeve është bërë në vetë prezantuesen, Luanën.
Kjo e fundit, pas shumë kohësh ka hequr dorë nga të qenurit bjonde duke u kthyer në zeshkane.
Ndryshimi është ekspozuar në videon paralajmëruese të programit. Përshtypjet kanë qenë mjaft pozitive për këtë freskim në pamjen e bukuroshes. /Prive.al