Edon Shileku që mbrëmë hyri në Big Brother VIP Kosova si “Drag Queen”, në prezantimin e tij të parë kishte thënë që ai ka të dashur “qikën më të bukur
Përformanca e tij që theu tabu u përfol gjithandej, por banori i ri thotë se ai është i lumtur dhe krenar që po prezanton artin e tij.
Ndër të tjerash, ai tha se përkrahjen më të madhe e ka nga familja, sidomos nëna dhe nga e dashura e tij.
Ai gjithashtu thotë se e dashura e tij e ka mbështetur në çdo hap dhe tha: “Për shumë gjatë kam veshur teshat e saj derisa kam filluar t’i kisha të miat”.
Në videon e mëposhtme mund të shihni intervistën e tij të parë nga minuta 1:36:47 para hyrjes në shtëpinë e madhe. /Prive.al