Victoria dhe David Beckham risjellin veshjen ikonike me ngjyrë lejla

By

Çifti i famshëm, disenjatorja Victoria dhe futbollisti David Beckham kanë festuar 25 vjetorin e martesës dhe për atë rast kanë veshur edhe një herë tjetër kombinimin “ikonik” të vjollcë nga dasma.

Dyshja u martuan më 4 korrik të vitit 1999, në një ceremoni luksoze në Kështjellën “Luttrellstown” në Irlandë, dhe ahengu kushtoi pothuajse një milion funte.

Ata zgjodhën veshje mjaft jokonvencionale për dasmën. Gjegjësisht, një fustan dhe kostum lejla, ndërsa në dasmë kanë pasur edhe një “fron”.

Çifti bënë të pamundurën për të rikrijuar këtë veshje ikonike për 25 vjetorin dhe Davidi ndau me ndjekësit e tij një fotografi të çiftit, derisa imazhi u bë viral gjithandej.

 

View this post on Instagram

Artikuj të ngjashëm