“Vetëm Flori ma zgjati dorën”, artisti reagon pas deklaratave të Stresit

By

Në rrëfimin e tij të jetës në BBVK, Stresi ka dhënë merita të jashtëzakonshme Florit për impaktin që ai kishte jo vetëm në jeteën personale por edhe atë profesionale.

I përlotur gjatë rrëfimit të tij në BBVK, Stresi dha se ai ishte i vetmi që ia zgjati dorën në momentet më të vështira në jetën e tij.

Pas kësaj, Flori ka reaguar me një postim në llogarinë e tij në Instagram duke treguar edhe një herë mbështjetjen e tij për reperin.

Shihni më poshtë postimin e tij të plotë në Instagram.

Kjo nuk është hera e parë që Stresi përmend Florin dhe e falënderon publikisht. Në fillimet e tij të aventurës brenda shtëpisë së Big Brother, një bisedë me Alisën ai u shpreh se çelësi i suksesit të tij është Flori Mumajesi.

‘Isha në rrugë duke bërë muzikë të keqe dhe ai më mori nga rruga dhe më tha se kështu bëhet muzika’, u shpreh Stres asokohe.

Artikuj të ngjashëm