Si shumë prej nesh, ju mund ta keni gjetur veten të izoluar për shkak të kaosit COVID-19. Dhe, megjithëse nja dy ditë në shtrat tingëllon e mrekullueshme, shpesh vjen edhe mërzitja.
Mirëpo, kjo nuk ka pse të jetë kështu, sepse ka shumë gjëra dëfryese që mund të bëjmë gjatë qëndrimit në shtëpi.
Netflix
Mijëra përzgjedhje prej filmave, seriale, shfaqjeve dokumentarëve, filmave të animuar! Dhe tani keni gjithë kohën të kaloni në Netflix dhe më kryesorja të mos ndjeheni në faj.
Lojëra
E gjithë familja së bashku, kjo do të thotë se ju mund të argëtoheni së bashku. Lojëra me letra, puzzle, ludo e shumë tjera që të krijoni kujtime të bukura me familjen në këtë situatë të pakëndshme.
Pastroni shtëpinë tuaj
Që një kohë të gjatë keni menduar të pastroni dollapin tuaj, por asnjëherë nuk keni gjetur kohën. Epo mund ta bëni tani! Të riorganizoni dollapët tuaja, të hidhni gjëra që keni grumbulluar me vite. Pastrimi është diçka që shihet në ambientin tuaj, dhe kështu ju do keni një ndjenjë më vetë përmbushëse sepse ishit produktiv.
Bëni ushtrime në shtëpi
Nëse jeni mësuar me aktivitet fizik, qëndrimi në shtëpi shumë shpejtë po bëhet i mërzitshëm për ju. Mirëpo ushtrime mund të bëni edhe brenda mureve të dhomës tuaj. Për t’u ndjerë më mirë vishni edhe rrobat që zakonisht vishni në palestër dhe filloni të shtrini muskujt tuaj.
Lexoni
Koha fluturon kur në duar keni një libër të mirë. Nëse nuk keni një në dispozicion në shtëpinë tuaj, atëherë mund të gjeni libra online si në gjuhën shqipe po ashtu edhe në gjuhë tjera.
Gatuani
Shpesh keni menduar t’i futeni kuzhinës dhe të gatuani diçka. Por pas një ditë të lodhshme është e kuptueshme që nuk ndjeni të bëni asgjë veçse të pushoni. Epo tani gjeni një recetë, gatuani me një familjar dhe shijojeni ushqimin e gjithë familja.
Kaloni ditën në oborr
Megjithëse rekomandohet të qëndroni në shtëpi, kohën mund ta kaloni edhe në oborrin tuaj. Organizoni në piknik vetëm me personat që jeni në karantinë ose kalojeni pak kohë jashtë duke lexuar ose duke bërë një ushtrim.
/Prive.al