“E ke yllin”, rubrika e re në Privé që u’a shtrin dorën të talentuarëve në muzikë

By

Emisioni numër një i shoubizit në vend “Privé” rikthehet shumë shpejt.

Këtë sezon “Privé” sjell risi në formatin e saj, e një ndër to është rubrika që do t’ua shtrij dorën  artistëve të rinj.

Keni talent në muzikë? Dëshironi të fitoni vëmendjen e publikut? Kjo nuk ka qenë kurrë më e lehtë!

Prive nga shtatori sjellë rubrikën e re ‘E ke yllin’

Kriteret:

Të gjithë aplikuesit duhet të jenë mbi moshën 15 vjeçare;

Të dërgojnë cover me kohëzgjatje maksimum prej 1 minutë e 30 sekonda;

Të gjitha këngët duhet të jenë në gjuhën shqipe;

Videot të jenë sa më profesionale të xhiruara horizontalisht;

Numërimi prapa për këtë sezon të nxehtë ka nisur e nuk duhet të presim edhe shumë për të dëgjuar zëra fantastik./Prive.al

Artikuj të ngjashëm