Veshjet e ‘Bond’ kopjohen nga brendi i njohur? (FOTO)

By

Shqiptarët e suksesshëm nuk mungojnë në të gjitha fushat, përfshirë modën.

Më parë ju kemi njoftuar në lidhje me brendin e veshjeve ‘Bond’, krijuar nga dy shqiptarë në Amerikë, Arben dhe Kuj.

Dy djemtë përtej oqeanit u zhvendosën nga New York në Los Angeles për të ndjekur ëndrrën e tyre në ndërtimin e brendit i cili nga dita në ditë po fiton shumë vëmendje.

E kjo vëmendje, nuk po nënkupton më vetëm klientelën mirëpo edhe konkurencën.

Në rrjete sociale, vetë ‘Bond’ ka bërë të ditur se koleksioni i fundit i t-shirt të ‘Forever 21’ është kopjuar nga disa prej dizajneve të veshjeve të ngjashme të ‘Bond’ të cilat datonin vitin e kaluar.

Fotot e mëposhtme flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për më tepër koment. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm