Ish konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu vijon të mbetet super aktive në mediat sociale.
Së fundmi ajo publikoi disa fotografi e veshur me fustan të kuq, derisa më shumë se vet imazhet, bujë bëri përshkrimi që ajo vendosi mbi postim.
“Kësulëkuqja në jetën reale”, shkroi ajo.
E një replikim interesant i erdhi Vesës nga gjyshja e saj.
“Kësulëkuqe ruje gjyshen nga ujku”, ka komentuar zonja Emine, gjyshja e Vesës.
“Gjyshen e kam legjend”, ka shkruar Vesa duke e publikuar komentin.