Këngëtarja Vesa Luma e cila po shijon shtatëzaninë nuk po e lë anash as karrierën. Në një postim që ka bërë në instagram, Vesa ka treguar se është në studio duke punuar në projektin e ri.
Kënga dihet që i është besuar sërish bashkëshortit të saj, Big Basta i cili ka kohë që mirret me produksionet muzikore të Lumës.
Nuk dihet nëse ky projekt do të lançohet para apo Vesa po e ruan pas lindjes.
Kënga e fundit e Vesës u publikua në mars të vitit të kaluar. ‘T’kan fol keq për mu’ për një vit regjistroi mbi 1 milion shikimeve./Prive