Vesa publikon foton e parë me djalin

By

Pak ditë më parë, Vesa Luma dhe Big Basta u bënë prindër për herë të parë kur në jetë erdhi djali i çiftit, Liani.

Pak momente pas lindjes ishte Big Basta ai që njoftoi për lajmin e madh teksa Vesa nuk u tregua aktive deri sot, me rastin e festës së 1 Qershorit.

Tashmë kur kjo ditë e pret për herë të parë si nënë, Vesa ka ndarë me publikun një imazh me të birin ku edhe falemnderon të gjithë për urimet.

‘Ju falenderojme nga zemra per urimet tuaja!Nuk mund ta pershkruaj me fjale gezimin e emocionin me te mire ne bote qe po me jep kjo ndjesi e te qenit NËNË! Falemderit dr. Merita Alushani per kujdesin dhe profesionalizmin e madh dhe gezuar 1 qershorin gjithe femijeve te botes dhe uroj qe cdo femer ta perjetoj kete ndjesi te papershkrueshme! Me dashuri Vesa,Geri dhe Lian‘ – është shprehur këngëtarja.

Artikuj të ngjashëm