Po kalon ca ditë larg bashkëshortit dhe ai po i mungon shumë.
Këngëtarja kosovare Vesa Luma, po kujdeset që ditën ta shtyjë disi nga malli për Big Bastan, bashkë me Lianin e vogël, duke shfletuar imazhe të vjetra nga arkiva familjare.
Ajo sot ka publikuar një seri fotografish të kohës kur ishte një vajzë e vogël.
Vesa ka kohë që është pjesë e skenës dhe këtë e ka bërë qysh fëmijë, jo vetëm kur u rrit. Luma ka ndarë disa fotografi me ndjekësit e saj në Instagram, të momenteve të bukura familjare e po ashtu, një moment nga paraqitja e saj në skenë.
Po ashtu, ajo ka publikuar një fotografi me anë të të cilës e dëshmon se gjithmonë i ka pëlqyer të udhëheqë. Aty ajo shihet duke e dirigjuar korin e shkollës së muzikës, qysh 20 vjet më parë. /Prive.al