Vesa Luma ka fjalët më të bukura për gjërat më të thjeshta të jetës

By

Këngëtarja e famshme shqiptare Vesa Luma, e njohur për hitet e saja që nga fillimi i viteve 2000, kohëve të fundit ka qenë shumë më pak aktive në muzikë se sa dikur.

Ajo edhe është martuar me reperin Big Basta, ndërsa çifti për një kohë jetuan në Zelandën e Re e tani sërish janë zhvendosur atje.

Në tetor ajo paralajmëroi se do të kthehej me një bashkëpunim dhe atë me këngëtaren me prejardhje shqiptare shumë të njohur në Amerikë.

Po përderisa Vesa është shkëputur përkohësisht nga karriera e saj ajo po e sheh botën pak më ndryshe larg nga dinamika e mëhershme.

Në një postim të saj në Instagram ajo shkruan:

“Nuk paska lumturi ma te madhe se te jetosh si person i thjeshte,ne nje vend ku femiu eshte mbret,thith ajrin e paster ,rrethohet nga nje shoqeri pozitive..gjera qe as une as Geri nuk i kemi perjetu si femije,ose skemi dite as endrra te tilla me i pa,e si te rritur ,per pak sa nuk mbetem tu jetu pa e ndje natyren afer,njerezit e vertete,realitetin..Por ja qe nuk qenka vone dhe po e shijojme bashke me Lianin tani edhe ne.” – shkruan ajo nën një fotografi me të birin Lianin në duar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm