Përderisa vera sapo na erdhi kah dera, në këto ditë vape Liberta Spahiu i ka gjetur vetes qare.
Moderatorja e njohur, ka nisur pushimet që këtë të premte dhe fundjavën e ka përpara.
Këtë ditë tejet të nxehtë qershori, e ka kaluar duke u relaksuar pranë pishinës e cila ndodhet në oborrin e shtëpisë së mikut të saj më të mirë, moderatorit të njohur të emisionit “N’drrimi i natës” në Klan Kosova, Alaudin Hamiti.
Moderatorja e Prive, ka publikuar disa fotografi në të cilat shfaqet shumë në formë, derisa rroba banjot që ka zgjedhur janë njëpjesëshe dhe ngjyra që dominon është ajo lejla e lehtë.
Duket se dimri që lamë pas, nuk ka lënë fare shenja tek ajo, ngase fizikisht qenka shumë në formë, derisa së fundmi ajo ka treguar publikisht se po bën trajtime anti-celulit në qendrën estetike të VIP – Line Kosovo në Prishtinë.
E tani që rrezet e diellit janë më të forta dhe të dëmshme ajo po kujdeset që lëkura e saj të jetë gjithmonë e shëndetshme. Ajo po përdor kremin mbrojtës kundër diellit nga Hormeta me faktor 50, të cilën mund ta gjeni më poshtë. /Prive.al