Producentja dhe regjisorja e famshme shqiptare, Vera Grabocka ka pësuar një aksident. Burime për “Blitz.al” kanë treguar se Vera si pasojë e aksidentit ka thyer këmbën të cilën e ka vendosur në allçi.
Për këtë arsye regjisorja nuk ka mundur të jetë e pranishme gjatë provave të “Dance With Me” për disa ditë.
Megjithatë ditën e sotme, të transmetimit live të spektaklit, edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, Vera ka qenë e pranishme në regji. I urojmë shërim të shpejtë regjisores!