“Vera andrron detin” shfaqet në dy kinema verore të Selanikut

By

Filmi kosovar “Vera andrron detin”, me regji të Kaltrina Krasniqit e skenar të Doruntina Durmishit, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, do të shfaqet në dy kinematë e njohura verore të Bashkisë së Selanikut, Neapoli dhe Sykies.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook.

Në Neaopli, filmi do të shfaqet nga data 3-6 gusht, nga ora 21:15. Ndërsa, në Skyies, filmi do të shfaqet nga 7-9 gusht, po nga ora 21:15.

Vlen të përmendet se ky film, është mbështetur nga QKK-ja, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Artikuj të ngjashëm