Filmi kosovar ‘Vera Andrron Detin’ me regji të Kaltrina Krasniqit ka fituar çmimin Ndërkombëtar të Debutimit në “Ingmar Bergmab Competition”
Çmimi Ndërkombëtar i Debutimit “Ingmar Bergman” prezantohet në bashkëpunim me Fondacionet Bergman, të cilat përbëhen nga Fondacioni Ingmar Bergman, Bergmangårdarna dhe Bergmancenter”, thuhet në njoftimin e tyre.
Çmimi konsiston në një qëndrim në Bergmangårdarna dhe një vizitë personale në Arkivin Bergman në Stokholm., transmeton Klankosova.tv.
Për ndarjen e këtij çmimi ka vendosur juria që përbëhej nga Nathalie Álvarez Mesén, regjisor, Asta Kamma August, aktor, Martin Eia-Revheim, sipërmarrës kulturor, Norvegji dhe Rafael Sampaio, producent.
Ndryshe, filmi “Vera Andrron Detin”, trajton temën e Verës, një grua e moshës së mesme, përkthyese e gjuhës së shenjave, bashkëshorte e një gjykatësi të njohur, një nënë që jep mbështetje dhe një gjyshe e kujdesshme. Jeta e saj e qetë prishet nga vetëvrasja e burrit të saj dhe më pas ndiqet nga kërcënimet e burrave që pretendojnë se shtëpia e saj në fshat iu takon atyre.