Veprat e kompozitorëve kosovarë, premierë në Londër

By

Vepra “Trio” e Kreshnik Aliçkaj dhe “Optio” e Memli Kelmendit, do të jenë veprat që do të interpretohen Premierë Botërore nga Ëillingdon House Music Londër.

24 kompozitorë nga mbarë bota u janë përgjigjur thirrjes së aplikimit ËHM (RE) Inventions, Neë music, për shkak të numrit të madh të veprave selektive, koncerti do të mbahet në dy ditë.

Koncerti i parë, “Optio” e Memli Kelmendit do të interpretohet të premten më 29 maj në orën 19:30 ndërsa koncerti i dytë, vepra “Trio” e Kreshnik Aliçkaj do të interpretohet të premten më 5 qershor në ora 16 :30.

Bëhet e ditur se për shkak të pandemisë globale të koronavirusit koncertet do të transmetohen drejtëpërdrejt në livestream
http://www.facebook.com/willingdonhousemusic

Ëillingdon House Music është ansambël professional në përbërje nga; Flavia Hirte, Nicola Barbagli, Ellen Bundy and Max Mausen, të cilët njihen për interpretimin e veprave që nga periudha e barokut (intstrumente të barokut) deri tek muzika bashkëkohore.

Artikuj të ngjashëm