Venera Lumani reagon ndaj kritikave! (FOTO)

By

Këngëtarja e re e shumë e talentuar Venera Lumani fillimisht u bë e njohur në spekaklin “The Voice of Albania” duke vazhduar pastaj karrierën e saj si këngëtare profesioniste.

Përveç se për muzikë emri i saj në media lakohet edhe për lidhjen e saj me këngëtarin Lind Islami me të cilin janë në lidhje tash e disa vite.

Kohën e fundit rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme e secilit prej nesh natyrisht pjesë e tyre është edhe Venera.

Në disa postime të bëra nga ajo vërshuan një mal kritikash nga publiku të cilët e quajtën këngëtaren “si të mpirë”.

E duket se këto fjalë nuk i pëlqyen aspak asaj teksa nuk vonoi shumë edhe reagoi pikërisht përmes Instagramit.

Ky është edhe reagimi i plotë nga ana e saj: Une jam Venera! As nuk bej si e pire,as nuk bej sikur ju kam ikur psikologeve nga duart,as nuk bej si e ditur,as nuk jam e pashkolle,as nuk jam kot,etj…te gjithe atyre qe ‘ua hap barkun’ kur me shohin,ju them te behen gati se edhe pak do ju hape edhe mendjen.?”. 

 

 

Artikuj të ngjashëm