“Me fjalë të vogla”, “Plas”, “Thjesht të du” e “Me sy mbyllur” janë disa prej perlave të Flori Mumajesit.
Por, ka disa kohë që ato nuk janë në Youtube.
Këngët janë fshirë me vendim të vetë Mumajesit, dhe jo për ndonjë çështje tjetër.
Teksa ka rikthyer disa këngë të tij në kujtesë këto ditë në rrjete sociale, ai është shprehur pak i zhgënjyer që mungesa e tyre nuk ka rënë në sy nga ata që i thonë se muzika e tij është e pavdekshme.
“Çdokush ne vendin tim do ndihej keq. S’po i vë epitet”, shprehet Mumajesi mes tjerash duke thënë që për këngën “Thjesht të du” ka plane në vazhdim.
Flori është bërë pak i vësthirë për t’u “dekoduar” këto kohë. /Prive.al