Vendim: Qeveria ndalon mbajtjen e dasmave

By

Qeveria e Kosovës ka miratuar një sërë vendimesh për atë se çka lejohen të bëjnë qytetarët dhe çka jo për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Sipas vendimit janë të ndaluara të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private, njofton Klan Kosova.

Më shumë se pesë njerëz po ashtu nuk mund të qëndrojnë në sheshe publike apo parqe.

Ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë shkollat e futbollit dhe sportet e tjera, trajnimet e të gjitha lëmive etj.

Këto vendime kanë hyrë në fuqi sonte.

Artikuj të ngjashëm