Dita e sotme është e shënuar për familjen Xhaka.
Djali i dytë, Graniti kurorëzon dashurinë me Leonita Lekajn pas një lidhje disa vjeçare që nga fillimi i ngjan një historie të përrallave.
E në këtë moment të veçantë nuk kishte si të mungonte edhe urimi i vëllait të madh, Taulantit.
Ai ka shfrytëzuar rrjetet sociale ku përmes të cilave me një fotografi të çiftit e ka thënë urimin e tij.
‘Urime martesa vllaqko. Me shumë dashuri në jetë’ – ka deklaruar Taulanti në postimin e bërë.
Ndryshe, prej ndarjes së bujshme rreth tre vite më parë, vetë Taulanti i cili tashmë është 26 vjeç nuk është përfolur për lidhje të re, përjashto një romancë të shkurtër me një shqiptare që banon në Zvicër. /Prive.al/