Morena po ndërron profesion? Është bërë blogere e videove “vines”

By

Modele e këngëtare, por edhe një tjetër profesion i ka hyrë në qejf Morena Tarakut.

Taraku që u përfol shumë për lidhjen e më pas ndarjen e shpejtë nga i dashuri iranian Sasha Sobhani, po merret me realizimin e disa videove të ashtuquajtura “vines” të cilat po i publikon në rrjete sociale.

https://www.instagram.com/p/BkAOGkmA-n7/?taken-by=morenataraku

Këngëtarja që po bën jetë luksi në Stamboll, ka publikuar një seri videosh e fundit prej të cilave portretizon një vajzë që sheh futboll.

E shtrirë në tapetin e dhomës e me një pamje atraktive, ajo ka treguar sipas mënyrës së saj se si një vajzë e ndjek Kampionatin Botëror të Futbollit.

Por kjo s’është e vetmja video e këtij lloji, sepse ajo ka publikuar edhe të tjera të tilla në llogarinë e saj në Instagram. /Prive.al

 

https://www.instagram.com/p/BkznQiwl6_H/?taken-by=morenataraku

Artikuj të ngjashëm