Aktorja Teuta Krasniqi publikoi para pak çastesh një imazh shumë të bukur me Tarën nga pushimet në bregdetin turk.
Po aq i bukur ishte edhe përshkrimi ‘Me dy çikat e mia’ duke nënkuptuar edhe vajzën që Teuta pret ta sjell në jetë së shpejti si fryt i dashurisë me Adonis Morinën.
Pavarësisht, fjalët nuk ndalen tek ne si popull dhe një komentues i ka shkruar Teutës që do ishte edhe më mirë po t’i kishte me një burrë dy vajzat e saj.
Si rrallëherë, replikë ka pasur edhe nga aktorja e njohur që është shprehur: ‘Ti kishe kqyr veç punët e tua ti përshembull e mos mu marr ktu me llafe idioteske si gru e keqe. Qasi ‘burri koke’, gjynah’
Aktorja e suksesshme duket se është bërë imune nga një rang i tillë i komenteve në rrjete sociale dhe pa problem, ‘ua mbyll gojën’ personave të tillë. /Prive.al/