Eni kthehet në Shqipëri për bashkëpunimin me Gold AG?! (Video)

By

Këngëtarja Eni Koçi mesa duket është shkëputur për pak kohë nga kryeqyteti britanik për të vizituar vendlindjen.

Me të arritur në Tiranë përpos familjes ajo ka takuar edhe kolegë, e një ndër ta është Gold AG. Ky i fundit pas duetit me Gretën ka shkruar se diçka e re po vjen mes tij dhe motrave Koçi.

Akoma nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë projekt muzikor apo kanë diçka tjetër në mendje. Eni ka kohë që ka pauzuar për shkak të studimeve në degën e mjekësisë që po ndjek në Londër.

E përpos fotografisë, Ariani ka publikuar edhe një video ku shihet duke shijuar shoqërinë e këngëtarëve./Prive.al

Oboboooo @eni.koci

A video posted by Gold AG (@arianagushi1986) on

Artikuj të ngjashëm