Vdes nëna e Unikkatilit

By

Ka vdekur Marte Palokaj, nëna e reperit Unikkatil.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar vëllai i artistit, përmes një shkrimi të gjatë në Instagram, duke treguar se ajo ndërroi jetë në natën e Krishtlindjeve.

“Nana jonë, shpirti jonë, Marte Delija-Palokaj na la natën e Krishtlindjeve. Thojnë që më të mirët vdesin në këto ditë por kjo nuk e zbutë dhimbjen që e ndjejmë. Gjithmonë do i kujtojmë, buzëqeshjen, trimërinë, mirësinë e veprat e saj humanitare ndaj mijëra njerëzve në nevojë. Mburremi me ty nana jonë!Lamtumira e fundit i ipet te restauranti Fenix në Klinë të Marten (me 27.12.2022) prej orës 09:00. Varrimi të njëjtën ditë te varrezat e kishës se Gjurakocit në ora 13: 00. Me rastin e varrimit do të varroset dhe hiri i babës tonë Lush Palokaj. Dy engjuj të dashuruar shkojnë bashkë”, ka njoftuar vëllai i reperit.

Ngushëllime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @luckytee_

Artikuj të ngjashëm