Bëhuni gati të vallëzoni gjithë ditën me këngën e re të Kidës

By

Kida është gati për një projekt të ri.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ndau një video të shkurtër, ku na prezantoi pak me këngën e re.

Lokacioni i videos është Budva, gjë që na la të kuptojmë se videoklipi është realizuar atje.

Kënga është tipike e verës, shumë ritmike që të bën të lëvizësh çdo pjesë të trupit.

Duket se titulli i këngës së re do të jetë “Edhe Sa” – dhe kemi vetëm një pyetje për Kidën, edhe sa?

View this post on Instagram

Edhe sa sa sa?🤑💎

A post shared by KIDA (@kida) on

Artikuj të ngjashëm