Emri i saj u përmend aq shumë, si nga vajzat e saj ashtu edhe nga fansat e motrave Adelina dhe Zanfina Ismaili.
Kjo për faktin se Mona ishte jo vetëm nëna më e përkushtuar për vajzat e tyre por edhe menaxherja e parë femër në Kosovë e cila ju qëndroi pranë cdo hap të karrierës së tyre të bijave mjaft të suksesshme.
Por dita e sotme është mjaft e hidhur si për Adelinën ,Zanfinën dhe Emën ashtu edhe për të gjithë fansat e tyre dhe dashamirët e familjës Ismaili.
Zonja Mona ka ndërruar jetë sot pas një sëmundje të shkurtër të cilës nuk i përballoi dot.
Duke e kujtuar për një grua mjaft të fuqishme dhe të zonjën, i shprehim ngushëllime
familjës Ismaili, e ndjera u prehtë në paqe!/PRIVE.AL/