Sinead O’Connor, ka vdekur në moshën 56-vjeçare.
Këngëtarja ishte më e njohur për këngën e saj të vitit 1990 ”Nothing Compares 2 U” – kjo këngë e bëri atë një yll global, pjesërisht për shkak të videos së saj ikonike, transmeton klankosova.tv.
Ajo gjithashtu publikoi 10 albume në studio.
Vdekja e saj sipas mediave irlandeze, vjen pasi djali i saj 17-vjeçar Shane, vdiq pasi u zhduk vitin e kaluar.
Ajo ka shkruar: ”Djali im i bukur, Nevi’im Nesta Ali Shane O’Connor, vetë drita e jetës sime… U preftë në paqe dhe askush mos e pastë shembullin e tij”.
“Fëmija ime. Të dua shumë. Ji i qetë”.
O’Connor anuloi më parë koncertet e saj në 2021 pasi njoftoi se po hynte në një program trajtimi njëvjeçar për traumën dhe varësinë.
Në një seri postimesh në Tëitter, ajo tha se kishte kaluar “gjashtë vjet traumatike”, por tani “rikuperimi po fillon”.