Gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Ky i fundit dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Myftaraj, 60 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.