Ka ndërruar jetë djali i ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci, Ariani, pasi e zuri një ortek bore që ra në Brezovicë.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Basri Shabani – nga policia e Kosovës.
Poashtu Ilir Morina – Kryeshefi i agjencisë për mbrojtjen e mjedisit në Kosovës, tha se një person ka vdekur ndërkaq tjetri është shpëtuar nga një zyrtar i agjencisë.
Gjatë ditës së sotme, rruga për në Brezovicë ishte e bllokuar pas reshjeve të mëdha të bores që nga dita e djeshme.