Vdes dizajneri prapa logos së famshme “I ♥ NY”

By

Milton Glaser qëndron prapa logos së famshme, që frymëzoi logo të ngjashme në të gjithë botën.

Dizajneri grafik tejet influencues në Amerikë ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare.

E krijuar për një fushatë turistike të vitit 1977, logoja shpejt u bë e famshme në të gjithë botën dhe është përshkruar logoja më e imituar në histori.

Milton Glaser receives the National Medal of Arts from President Barack Obama on 25 February 2010

Glaser më vonë tha se ai ishte “i habitur nga ajo që ndodhi me diçka kaq të vogël, një ide kaq e thjeshtë.”

Ai gjithashtu krijoi një poster të famshëm të Bob Dylan me flokë psikedelike dhe ishte bashkëthemelues i revistës New York.

Shkaku i vdekjes së tij ishte një sulm në tru, konfirmoi gruaja e tij, Shirley për New York Times.

Burimi: BBC

Artikuj të ngjashëm