Vdes boksieri i ri kosovar

By

Boksi kosovar është tronditur sot pas lajmit për vdekjen e boksierit 15-vjeçar Ensar Mujota.

Lajmin e bëri të ditur zyrtari i Federatës së Boksit Latif Demolli.

“Federata e Boksit e Kosovës është e tronditur për vdekjen e boksieritt të ri Ensar B. Mujota 15 vjeqar. Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të sportistit (boksierit) tonë të zellshëm, Ensar Mujota, andaj më lejoni që në emër te Bordit te FBOXK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të boksit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Mujota ,dhe K.B “Skender Salihu””.

Demolli tha se i ndjeri ishte i dashuruar me këtë sport, gjë që e dëshmon edhe se ai ishte marrë qysh nga fëmijëria me këtë sport.

“Ensari ishte i dashuruar me boksin dhe këtë e dëshmoi që nga fëmijëria, teksa si boksier aktiv u shqua me talentin e tij në K.B “Skender Salihu” Shtime. Ensari gjithmonë ishte i përkushtuar në sportin e boksit dhe u dallua si sportiste i vërtetë. Ai u shqua si një djalë shembullor, dhe i afërt me të gjithë ata që e njohën , andaj si të tillë do ta kujtojmë përherë. Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur për ju në moshë kaq të re”.

Federata e Boksit e Kosovës është e tronditur për vdekjen e boksieritt të ri Ensar B. Mujota 15 vjeqar."Me dhimbje të…

Gepostet von Latif Lato Demolli am Sonntag, 17. Mai 2020

Artikuj të ngjashëm