Vdes aktori i njohur amerikan

By

William Smith, aktori i njohur i filmave “Hawaii Five-O” dhe “Laredo”, ka vdekur në moshën 88 vjeçare.

Gruaja e tij, Joanne Cervelli Smith, konfirmoi lajmin, ndërsa shkaku i vdekjes së tij ende nuk dihet.

Smith filloi karrierën e tij të gjatë në Hollywood si një aktor fëmijë në vitet 40-të, kur familja e tij u transferua në Kaliforninë Jugore, gjithashtu ai ishte një kampion i mundjes me boks dhe i arteve marciale.

Ai luajti Texas Ranger Joe Riley në TV “Laredo” nga viti 1965 deri në vitin 1967, dhe më vonë u bashkua me kastin origjinal të “Hawaii Five-O”, për sezonin e tij të fundit në vitin 1980.

William Smith u nderua me një çmim për arritjet e jetës nga Akademia e Bodybuilding dhe Fitness, ai u fut në Sallën e famës të Bodybuilding në “Muscle Beach Venecia” në vitin 2010.

Së bashku me gruan e tij prej 31 vjetësh martesë, Smith mbijeton nga dy fëmijët e tij, William E. Smith III dhe Sherri Anne Cervelli. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm