Vdekja që pikëlloi Leonora Jakupin (FOTO)

By

Këngëtarja e famshme kosovare, Leonora Jakupi, sot është pikëlluar nga një lajm që ka marrë.

Dhimbjen ajo e ka shprehur përmes profilit të saj në Instagram, duke shkruar fjalët e zakonshme kur një njeri i njohur përcillet për në shtëpinë e fundit.

Vdekja e ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit, e ka prekur edhe Leonorën, e cila sigurisht gjatë kësaj kohe do ta ketë njohur njeriun që ka pasur disa pozita në shtetin e Kosovës.

Përmes Instagramit ajo ka publikuar një fotografi të Rexhepit tashmë të ndjerë, duke shkruar fjalët: “Pusho i qetë kryeministër”.

Bajram Rexhepi, ishte kryeministri i parë i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2002, ndërsa në periudhën 2010-2014, ai ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës.

Pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 63 vjeçare, ai sot ka ndërruar jetë në një spital të Turqisë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm