Vazhdojnë sukseset për Lindën, hyn në 48-shen e ngushtë të ‘American Idol’

By

Lindita Halimi çdo herë e më shumë po i afrohet finales së madhe të edicionit lamtumirës të spektaklit ‘American Idol’.

Këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se ka kaluar edhe fazën e katërt të këtij kompeticioni.

Në këtë raund, ndryshe nga parapraku, Linda këndoi solo. Për interpretim kishte zgjedhur këngën ‘My kind of Love’ nga Emeli Sande.

“Ia dola edhe kësaj here, edhe pse performanca nuk u pa në televizion shkaku i shumë konkurrentëve. Jam gati për raundin tjetër”, ka shkruar Linda Halimi në Facebook.

Kjo sfidë e kaluar, e vendos këngëtaren nga Kosova në 48-shen më të mirë të konkurrentëve në ‘American Idol’. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm