Sunaj Saraqi fiton betejën kundër kancerit!

By

Këngëtari Sunaj Saraqi ka marrë së fundmi një lajm që e priste gjatë. Pas një beteje që nisi në dhjetor të vitit 2014, ai ka arritur të mposht kancerin.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka ndarë lajmin e mrekullueshëm me familjarë e miq.

Falemnderimi i tij i takon All-llahut që e ndihmoi të fitojë këtë luftë teksa një mirënjohje të thellë ai ka rezervuar edhe për mjekët që iu kanë gjendur pranë në këto momente të vështira.

‘Unë jam shumë i lumtur dhe i gëzuar ju perqafoj të gjithve dhe uroj qe te jeni shëndosh e mirë dhe gjithmon të jeni te lumtur e mos të keni ksi lloj brenga ne jeten e juaj. Besoj se prej sot do te jam me i kyqur me programe kenge te reja dhe çdo gje nga une Vera dhe djali im Seveni ju dua.’ – ka shkruar mes të tjerash këngëtari në shkrimin emocionues. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm