Kallashi mirëpret fansat sonte në ‘Kobra City’-n e ri!

By

Pak ditë më parë, Kallashit iu shkrumbua lokali ‘Kobra City’ në Landovicë të Prizrenit.

Në një aksion që ngjau me një skenë filmi, rojet e lokalit u keqtrajtuan teksa nga vendi ku Donjeta performonte çdo natë, nuk mbeti asgjë.

Por kjo nuk e ndaloi veprimtarinë e Kallashit. Siç edhe premtoi, ‘Kobra City’ do rihapet shumë shpejt. E kjo do ndodhë sonte në lokacion të ri tek Rruga e Kukësit.

‘Ju mirëpres të gjithëve’ – është shprehur ajo. Ndryshe, Kallashi premtoi se pas lokalit do ndërtojë mbretërinë ‘Kobra City’.

Nga policia, ende nuk ka detaje se në çfarë faze gjenden hetimet në lidhje me rastin. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm